Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Calja rishkruan historinë/ Peshëngritësi kampion anulon tërheqjen, synon Olimpiadën e 2028!

Press Online1 Maj 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Vitin e kaluar paralajmëroi tërheqjen nga pedana, por pasioni dhe forma e shkëlqyer fizike e kanë rikthyer sërish në majë, pohim që Briken Calja e dha gjatë intervistës me gazetarin e Top Channel, Endi Tufa.

Në moshën 35-vjeçare, Briken Calja vërtetoi se mbetet një nga emrat më të mëdhenj të peshëngritjes shqiptare.

Në Kampionatin e fundit Europian të zhvilluar në Batumi të Gjeorgjisë, ai u shpall kampion Europe në një stil dhe nënkampion në dygarësh.

Një rikthim fantastik te medaljet që ka ndryshuar plotësisht planet e tij për të ardhmen, duke lënë pas mendimet për “pensionim”.

“Normalisht që vitet janë vetëm numra, medaljet janë më të rëndësishme. Ky ishte një premtim që ia kisha bërë vetes”, tha ai.

Por suksesi personal në Batumi u shoqërua edhe me një shije të hidhur për ekipin kombëtar. Gara u shënjua nga një vendim tejet i kontestuar i jurisë ndaj Erkand Qerimajt, të cilit nuk iu njoh një provë e rregullt duke e lënë pa rezultat.

Një episod i rëndë për të cilin Calja nuk ngurron të dalë në mbrojtje të kolegut të tij.

“Është një humbje medalje për Shqipërinë, më vjen keq se është sportist, ka një karrierë të gjatë. Ai është një sportist i mirëfilltë, një nga më të mirët që ka Shqipëria. Për mua ishte një nxirim i gjyqtarisë, realisht është për të ardhur keq. Ai ka bërë shumë sakrificë”, tha Calja.

Me Europianin e Batumit tashmë në arkivë, kalendari i 35-vjeçarit mbetet tejet i ngjeshur. Përgatitjet nuk ndalen, pasi objektivi i radhës janë Lojërat Mesdhetare të muajit gusht.

Megjithatë, vëmendja kryesore është përqendruar te Kampionati Botëror i këtij viti, një stacion jetik për të grumbulluar pikët e nevojshme kualifikuese. Synimi është i qartë: Lojërat Olimpike të 2028-s.

“Kanë ndryshuar planet për shkak se ka filluar kualifikimi olimpik, ka shumë gjëra që i kam lënë pas dhe do të doja me patjetër t’i kisha në CV e karrierën time të gjatë”, u shpreh ai.

 

 

 

Previous ArticleRomanca midis Sydney Sweeney dhe Scooter Braun merr një kthesë serioze
Next Article Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre

Lajme të ngjashme

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

28 Nëntor 2026 SPORT

“Askush nuk flet për ta”: Thierry Henry përmend rivalët më të mëdhenj të Arsenalit për titullin e Ligës Premier

28 Nëntor 2026 SPORT

Klubi i njohur evropian synon transferimin e Ardon Jasharit në janar

28 Nëntor 2026 SPORT

Babai i sensacionit maroken hap derën një largimi: Barcelona e ka vëzhguar atë për dy vjet

28 Nëntor 2026 SPORT

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026 SPORT

Euro U-21, Shqipëria në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Finlandën

26 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.