Publikohen pamjet e atentatit ndaj Donald Trump gjatë darkës në Uashington (VIDEO)

featured
Press Online
01 Maj 2026, 11:12

Publikohet video e sulmit me armë gjatë darkës me Donald Trump

Autoritetet në Uashington kanë publikuar pamje video nga sulmi i armatosur që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku objektiv ishte ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Në video shfaqet 31-vjeçari Cole Allen, i cili hap zjarr ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret Amerikan, teksa përpiqej të depërtonte drejt zonës ku ndodhej Trump së bashku me bashkëshorten e tij, zyrtarë të lartë dhe të ftuar të tjerë.

https://www.youtube.com/watch?v=wSYXEJOBjTU

Ngjarja ka ndodhur në hotelin “Washington Hilton”, ku Allen shihet duke shkelur masat e sigurisë dhe duke vrapuar në korridore me armë në dorë. Pamjet përfshijnë gjithashtu momente nga një ditë më parë, ku ai lëviz brenda ambienteve të hotelit.

Sipas videove, autori kalon pikën e kontrollit të sigurisë dhe qëllon një agjent të Shërbimit Sekret, i cili ndodhej në anën e djathtë të tij. Agjenti i plagosur i kundërpërgjigjet me armë, ndërsa bie në tokë. Ai u qëllua në gjoks, por shpëtoi falë jelekut antiplumb.

Forcat e tjera të sigurisë reaguan menjëherë duke hapur zjarr ndaj sulmuesit, ndërsa ky i fundit vijonte të lëvizte drejt sallës kryesore të eventit.

Prokurorët kishin planifikuar të paraqisnin videon gjatë seancës për masën e sigurisë, për të provuar rrezikshmërinë e tij, por mbrojtja pranoi paraburgimin pa kundërshtim.

Cole Allen përballet me tre akuza federale, përfshirë tentativë për vrasjen e presidentit, transportim të armës përtej kufijve shtetërorë dhe përdorim të armës gjatë një krimi. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon dënim deri në burgim të përjetshëm.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter