Kë do të zgjidhte për të ndarë krevatin në “Big Brother VIP”? Stenaldo: “Do duhej t’i merrja Mirit-Selin…”

featured
Press Online
01 Maj 2026, 02:53

Stine së bashku me Stenaldon, kanë bashkuar forcat për të sjellë projektin më të ri muzikor që mban titullin “Koha nuk fal”. Një projekt, i cili që në javën e parë të publikimit arriti që të rrëmbente vendin e parë në “The Top List”. I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, Stenaldo ka folur më shumë për këtë bashkëpunim, por duke u ndalur edhe tek eksperienca në “Big Brother VIP” dhe marrëdhënien me banorët e tjerë…

Nëse Vëllai i Madh do të thoshte që të flije në krevat me një nga banorët, kë do të zgjidhje ti?

Jo me Mirin (qesh). Gocat nuk i zgjidhje dot, sepse ne u përballëm me një kompleks absurd aty brenda, krevati u bë legjenda e “Big Brother VIP 5”. Të gjithë patën frikë nga ndarja e krevatit me një djalë, që në asnjë “Big Brother” tjetër nuk ka patur këtë lloj peshe. Çdo vajzë e re që vinte, ndihej e kompleksuar që në sekondin e parë kur vinte puna tek dhoma e gjumit. Me krevatin ne kuptuam si ndodh fenomeni social. Se me kë do e ndaja unë krevatin, do të duhet t’i merrja Selinën Mirit (qesh).

E ke uruar Selin për fitoren?

Padyshim e kam uruar, më vjen mirë për të. Ne të gjithë aty kemi hyrë për të fituar vetë, dhe ndonjëherë nevoja për t’u përballur me këtë garë, na bën njerëz që na nxjerr anë jo më të bukura tonat.

https://www.youtube.com/watch?v=f-CklG0d43A

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter