Joao Pedro po lidhet gjithnjë e më shumë me Barçën për të forcuar sulmin e tyre dhe për të zëvendësuar Robert Lewandowskin , i cili mund të largohet nga klubi katalanas këtë verë.
Talenti i tij është i pamohueshëm. Thjesht pyeteni Luis Enriquen për finalen e Kupës së Botës për klube, një turne që ish-lojtari i Brighton praktikisht ua dha bluve me këpucët e tij. Por a është ai numri 9 që i duhet Barçës? Le ta hedhim një vështrim.
Profili i sulmuesit të Chelseas ka krijuar një dilemë mes tij dhe Alvarezit. Ka shumë gazetarë dhe skautë që mendojnë se për Brcelonën, braziliani do të ishte opsion më ideal se argjentinasi.
Çmimi është gjithashtu diçka që e intrigon Barcelonën, sepse operacioni për Joao Pedron do të kushtontë dhjetëra miliona më pak se Alvarez, për të cilin Atletico Madrid kërkon shifra mbi 100 milionë euro.



