Partizani ka njoftuar zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja.
Sipas klubit, vendimi vjen pas rezultateve zhgënjyese të regjistruara së fundmi, të cilat kanë ndikuar në objektivat sezonalë të ekipit.
Partizani ka falënderuar trajnerin Kërnaja për kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në drejtimin e skuadrës, duke i uruar suksese në të ardhmen.
Për pjesën e mbetur të sezonit, ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, ku pjesë është edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi.



