Fenomeni i Minions është shndërruar në një sukses global që nga debutimi i tyre në filmin Despicable Me nga Illumination rreth 15 vite më parë. Këta personazhe të vegjël të verdhë, ndihmës të Gru, kanë fituar popullaritet të jashtëzakonshëm, duke pasur filma të dedikuar dhe duke u bërë pjesë e produkteve dhe memeve në mbarë botën.
Me publikimin e ardhshëm të filmit Minions & Monsters, rikthehet një pyetje e vjetër: pse nuk ka Minions femra? Edhe pse ato shfaqen në forma të ndryshme me një ose dy sy dhe ndonjëherë të veshur si gra të gjithë konsiderohen meshkuj, gjë që ka ngjallur diskutime mes fansave.
Fillimisht, mund të duket se kjo lidhet me një zgjedhje të personazhit Gru, por në fakt arsyeja është pjesë e historisë së tyre. Sipas narrativës, Minions janë krijuar në laborator nga Dr. Nefario përmes një klonimi të ADN-së së modifikuar dhe nuk kanë aftësi për t’u riprodhuar, çka i bën të kufizuar në numër.
Megjithatë, kur filmi Minions doli në kinema, shumë shikues vunë re se të gjithë Minions kishin emra mashkullorë si Kevin, Stuart dhe Bob dhe përshkruheshin si djem. Kjo çoi në kritika nga disa, të cilët e konsideruan mungesën e përfaqësimit gjinor si problematike.
Krijuesi i tyre, Pierre Coffin, ka shpjeguar në një intervistë se vendimi nuk kishte qëllim përjashtues, por lidhej me mënyrën si ai i imagjinonte personazhet.
Sipas tij, duke parë sjelljen e tyre shpesh të çuditshme dhe naive, ai nuk i konceptoi dot si femra.
Duke parë sa budallenj dhe idiotë janë shpesh, thjesht nuk mund t’i imagjinoja Minionet të ishin vajza “, tha ai.
Ndërkohë, animatorët u përballën edhe me sfida teknike në paraqitjen e emocioneve të tyre, duke qenë se Minions kanë tipare të kufizuara fizike, gjë që u zgjidh duke theksuar lëvizjet dhe personalizuar disa prej tyre.
/vizionplus.tv



