Lautaro Martinez rikthehet në formacion, Interi pret fitimin matematik të Scudettos

featured
Press Online
30 Prill 2026, 11:58

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është rikthyer plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Parmës, një sfidë që mund të vlejë për Scudetto.

Vetëm Luis Henrique dhe Calhanoglu mungojnë nga lojtarët e trajnerit Chivu, ndërsa lideri i skuadrës është gati të udhëheqë Nerazzurrët në fushë.

Që nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në fushën e Bodo, Lautaro kishte luajtur vetëm 56 minuta kundër Romës, ku shënoi dy gola vendimtarë. Pas kësaj, ai u largua sërish për shkak të një problemi me muskulin soleus në këmbën e majtë. Tani, sulmuesi argjentinas është plotësisht i shëruar dhe kandidat për një vend titullar në ndeshjen e dielës, kur Interi mund të sigurojë matematikisht Scudeton e 21-të.

Për tifozët e Nerazzurrëve, Lautaro konfirmoi në DAZN:

“Si po shkon rikuperimi im? Jam shëruar, gati për të dielën! Do të kthehem të dielën, jam shëruar!”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter