San Antonio pret një biletë për në gjysmëfinalet “play off”

featured
Press Online
29 Prill 2026, 16:03

Pas Oklahoma, ekipi i San Antonio bëhet i dyti që siguron një biletë për në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Perëndimit. Spurs mposhtën sot 114-95 Portland, duke fituar 4-1 serinë e takimeve. Për San Antonio, 6 basketbollistë realizuan mbi 10 pikë.

Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Boston u mund 113-97 nga Philadelphia, duke humbur një shans të mirë për të avancuar më tej. Për miqtë, Joel Embiid realizoi 33 pikë, mbështetur nga Maxey me 25 pikë. Gjithsesi, Boston udhëheq 3-2 serinë e takimeve.

Po në Lindje, skuadra e New York mundi thellë 126-97 Atlanta dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë e takimeve. Një ndeshje e shkëlqyer e Jalen Brunson, që realizoi 39 pikë për skuadrën nju-jorkeze, që është një fitore larg kualifikimit në gjysmëfinale.

Konferenca e Lindjes, çerekfinale

(1-8), Detroit – Orlando, (1-3)

(2-7), Boston – Philadelphia, 97-113 (3-2)

(3-6), New York – Atlanta, 126-97 (3-2)

(4-5), Cleveland – Toronto, (2-2)

Konferenca e Perëndimit, çerekfinale

(1-8), Oklahoma – Phoenix, (4-0)

(2-7), San Antonio – Portland, 114-95 (4-1)

(3-6), Denver – Minnesota, (1-3)

(4-5), Lakers – Houston, (3-1)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter