Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka zbuluar se po kalon disa ditë pushimi në Grand Hotel Tremezzo, i cili ndodhet në Tremezzina, në brigjet ikonike të Liqenit të Komos.
Edhe pse ai ka ndarë pamje të bukura nga ky resort legjendar, i vlerësuar si një nga perlat e hotelerisë botërore, futbollisti është treguar i rezervuar sa i përket privatësisë, duke mos bërë të ditur nëse po qëndron i vetëm apo i shoqëruar.
Në videon e publikuar në “Story”, ai ka shfaqur pamje të ambientit të jashtëm, ku stili madhështor Art Nouveau dhe kopshtet spektakolare rrethojnë këtë pallat historik.
Vëmendjen e marrin detajet luksoze dhe pishinat karakteristike, të cilat krijojnë një kontrast të mrekullueshëm me ujin e kaltër të liqenit dhe natyrën alpine përreth.
Ky destinacion ofron hapësira të qeta mes tarracave me pamje panoramike dhe kopshteve me famë botërore.
Zgjedhja e këtij vendi ekskluziv tregon preferencën e Zhegrovës për destinacione elitare dhe plot stil gjatë ditëve të tij të pushimit./Prive By Liberta Spahiu



