Operacion i suksesshëm i kancerit të vezoreve në Spitalin e Mitrovicës

featured
Press Online
27 Prill 2026, 15:07

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është kryer me sukses një operacion i ndërlikuar te një paciente e diagnostikuar me kancer të vezoreve në stad të avancuar (Stadi IIB).

Sipas njoftimit të spitalit, ekipi i gjinekologëve ka realizuar ndërhyrje të gjerë kirurgjikale, përfshirë heqjen e mitrës, të dy vezoreve dhe tubave të Fallopit, si dhe procedura shtesë për largimin e inE madhee të prekura.

Ndërhyrja është udhëhequr nga mjekë specialistë të gjinekologjisë dhe anesteziologjisë, ndërsa spitali e ka cilësuar operacionin si dëshmi të kapaciteteve profesionale për trajtimin e rasteve të rënda.


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter