“Ne i kemi të gjitha kartat”, Trump anulon udhëtimin e Kushner dhe Witkoff në Pakistan

featured
Press Online
27 Prill 2026, 05:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka anuluar udhëtimin e planifikuar drejt Pakistanit të të dërguarve Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të cilët pritej të zhvillonin bisedime me Iranin. Lajmi u bë i ditur nga Fox News.

Sipas raportimit, vetë Trump konfirmoi vendimin gjatë një deklarate për median amerikane, duke theksuar se nuk ka kuptim që delegacioni amerikan të ndërmarrë një fluturim 18-orësh drejt Pakistanit.

Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara “i mbajnë të gjitha kartat” në përballjen me Iranin, duke lënë të kuptohet se Uashingtoni nuk e sheh të nevojshme të bëjë hapa të tillë në këtë moment.

Trump shtoi gjithashtu se Teherani mund të kontaktojë SHBA-në në çdo kohë që dëshiron.

“U thashë njerëzve të mi pak më parë, po përgatiteshin të niseshin dhe u thashë: ‘Jo, nuk do të bëni një fluturim 18-orësh për të shkuar atje. Ne i kemi të gjitha kartat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por nuk do të bëni udhëtime të gjata vetëm për të folur për asgjë’”, deklaroi Trump.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.