Lushaku – Nagavcit: A deshët emra? Emrin e keni, kallxoni a i keni 66 vota

featured
Press Online
26 Prill 2026, 23:13

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, i ka reaguar shefes së GP të VV-së Arbërie Nagavci, lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe diskutimet për votat në Kuvend sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri.

Përmes një deklarate publike, Lushaku-Sadriu ka theksuar se tashmë emri është bërë i ditur, duke kërkuar nga shumica parlamentare të sqarojë nëse i ka votat e nevojshme.

“A deshët emra? Emrin e keni. Kallxoni a i keni 66 vota!”, ka shkruar shkurt Lushaku.

Ky reagim vjen në një kohë kur në skenën politike në vend po zhvillohen diskutime intensive rreth sigurimit të shumicës parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri

Pak qaste më parë, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, thekson se kjo parti ka bërë një hap tjetër përpara në përpjekje për tejkalimin e ngërçit në zgjedhjen e presidentit.

Nagavci tha se ‘s’kanë pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret nga opozita për president”.

Nagavci: S’kemi pranuar zyrtarisht asnjë propozim nga LDK e PDK, i ftojmë t’i propozojnë tre emra për presidentin

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.