Filipçe: Qeveria po bllokon integrimin në BE, VMRO-DPMNE fajëson pushtetin e kaluar

featured
Press Online
26 Prill 2026, 16:47

Kreu i socialdemokratëve, Venko Filipçe akuzon se pushteti qëllimisht po bllokon integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Gjatë debatit për rolin e Kuvendit në drejtim të anëtarësimit në BE, Filipçe tha se, deklarata e kryeministrit se mund të presim me dekada për anëtarësim, tregon qartë mungesën e vullnetit të kësaj qeverie. Filipçe tha se për fat të keq e vërteta është dëshpëruese dhe qytetarët nuk duhet të presin rezultate nga Hristijan Mickoski.

“Për fat të keq, e vërteta është dëshpëruese. Mos prisni asgjë nga rruga evropiane. Thjesht asgjë. Këtë nuk e them unë, por e thotë kryeministri Hristijan Micskoski. Ai thotë se nëse duhet do të presim me dekada për Evropën. Çfarë mund të presim pas një deklarate kaq eksplicite në opinion se kjo qeveri nuk do të bëjë asnjë hap drejt Evropës…Gjatë vitit 2022 duhej të miratoheshin 10 ligje në fushën e drejtësisë. Vetëm një u miratua. Dhe ai me zbatimin e pjesshëm të udhëzimeve nga misioni vlerësues i Bashkimit Evropian” – Venko Filipçe, LSDM.

Filipçe tha se Kuvendi është i kufizuar në veprime, pasi Qeveria nuk e çon përpara agjendën reformuese.

“Çfarë mund të bëjë Kuvendi kur Qeveria nuk prodhon asgjë dhe nuk dërgon asnjë ligj në Kuvend? Pas zjarrit në Koçan, unë isha te kryeministri, ofrova punë të përbashkët për agjendën reformuese, formuam një grup pune, nga Ministria e Drejtësisë u dërguan ligjet… Askush nuk ju përgjigj mendimeve që i dërguam në Ministrinë e Drejtësisë” – Venko Filipçe, LSDM

Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja akuzon pushtetin e kaluar për ngecjen në drejtim të integrimit.

“Strategjia e pushtetit të kaluar na ka sjellë në qorrsokak, na ka thelluar shumë dhe tani kjo Qeveri po bën përpjekje që t’i rregullojë dëmet që na janë bërë. Ne si Qeveri do të vazhdojmë të gjejmë zgjidhje dhe mënyra se si t’i çojmë para ligjet që janë pjesë e agjendës reformuese. Do të vazhdojmë të punojmë në agjendën reformuese,” tha Eli Panova, VMRO-DPMNE.

Panova tha se po mundohen që ta bindim opozitën që të bashkohet në vendosmërinë për ndryshimet kushtetuese, për shkak se siç tha ajo çështjet dypalëshe nuk guxojnë ta pengojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian. /Alsat.mk

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.