Hamza shpreh shqetësim për sulmin ndaj presidentit Trump në Washington

featured
Press Online
26 Prill 2026, 13:00

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas sulmit me të shtëna armësh në Washington Hilton, në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Donald Trump.

Hamza, mes tjerash, vlerëson se nuk mund të ketë asnjë tolerancë për sulme ndaj Trumpit dhe institucioneve demokratike, njofton Dukagjini.

“Jemi të shqetësuar nga ngjarjet në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për sulme të dhunshme ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, institucioneve demokratike apo lirisë së medias. Megjithatë është lehtësuese që Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë”, ka shkruar Hamza në rrjetin social “X”.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.