Tusk: Pa Orban jemi më të lehtësuar, për herë të parë nuk kemi rusë në tryezën e BE-së

featured
Press Online
24 Prill 2026, 10:36

Dje, pati një lehtësim të jashtëzakonshëm midis udhëheqësve, sepse për herë të parë pas vitesh, nuk kishte rusë në tryezë, besoj e kuptoni çfarë dua të them, deklaroi kryueministri polak duke nënkuptuar mungesën e ish kryeministrit hungarez Viktor Orban.

‘’Jam vërtet i lumtur, sepse atmosfera është krejtësisht e ndryshme. Jo vetëm për shkak të situatës me Ukrainën dhe Rusinë, por edhe sepse zgjedhjet në Hungari janë një shenjë e qartë se demokracia nuk po humbet kudo”, theksoi Tusk pas mbërritjes së tij në samitin informal të BE-së në Qipro.

“Në Shtetet e Bashkuara, në Evropë, në Rusi, dëgjuam se demokracia nuk ka shans kundër autoritarizmit. Por jo, kjo nuk është e vërtetë. Fitorja e Hungarisë është vërtet e rëndësishme. Ajo tregon se ka një të ardhme për Evropën, për demokracinë dhe për sundimin e ligjit”, theksoi Tusk.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.