Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rivali i madh italian dëshiron t’ia rrëmbej Milanit mesfushorin Ardon Jashari

Press Online24 Prill 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Juventusi po kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm dhe midis emrave që po merren në konsideratë në Torino është ideja e sjelljes së Ardon Jasharit nga rivalët e tyre, Milani.

Trajneri Luciano Spalletti dëshiron të forcojë mesfushën me një tjetër organizator për t’u bashkuar me Manuel Locatellin dhe 23-vjeçari shqiptar është një nga opsionet.

Sipas Gazzetta dello Sport, ndërsa Spalletti është i përqendruar në fund të sezonit dhe derbin e së dielës në San Siro, bordi i klubit tashmë po punon për të krijuar një skuadër për të sulmuar Scudetton.

Plani i Spallettit për Juventusin

Ish-trajneri i Italisë dëshiron të krijojë një Juventus më me përvojë në të ardhmen, me më shumë karizëm, por edhe cilësi teknike dhe organizim në mesfushë.

Ndërsa Alisson i Liverpoolit është një opsion gjithnjë e më konkret për pozicionin e portierit, dhe Bernardo Silva i Manchester City mbetet një dëshirë e madhe, Spalletti shprehu gjithashtu nevojën për të dyfishuar pozicionin e “organizatorit të lojës”.

Kërkimi nuk është për një zëvendësim Locatellin, i cili së fundmi ia zgjati kontratën, por për një lojtar që të luajë përkrah tij. Është e preferueshme që të mos jetë një lojtar me të njëjtat karakteristika si kapiteni, në mënyrë që të sigurohen variacione taktike. Locatelli është bërë i domosdoshëm në formacionin aktual 4-2-3-1, ku ai ndan mesfushën me Khephren Thuram.

Juventusi do të fillojë nga kjo bazë në verë, por për sezonin e ardhshëm ata po shqyrtojnë gjithashtu një përmirësim në një sistem 4-3-3, dhe Jashari përshtatet këtu si një opsion për një organizator të tërhequr përpara mbrojtjes.

Mundësi për shkak të situatës së Jasharit

Juventusi e kishte ndjekur Jasharin sezonin e kaluar kur ai luante për Club Brugge, por Milani ishte më i shpejtë dhe pas një sage të gjatë vere siguroi reprezentuesin zviceran për 34 milionë euro plus bonuse.

Transferimi u mbështet fuqimisht nga drejtori sportiv Igli Tare. Megjithatë, për Jasharin pasoi një periudhë e pafat. Pas vetëm disa seancave stërvitore, ai pësoi një dëmtim serioz të fibulës.

Pushimi i gjatë ngadalësoi përshtatjen e tij dhe e detyroi trajnerin Allegri të riorganizonte mesfushën, duke e vendosur Luka Modricin si organizatorin kryesor të lojës. Si rezultat, Jashari ka luajtur vetëm 13 ndeshje këtë sezon, duke grumbulluar gjithsej 657 minuta në Serie A dhe Kupën e Italisë, ndërsa kaloi 15 ndeshje në stol. Minutat e tij të kufizuara kanë tërhequr vëmendjen e Juventusit.

Në Torino, ata vlerësojnë se ideja e transferimit mund të bëhet konkrete nëse Modric qëndron në Milano për një vit tjetër, dhe Jashari vendos të kërkojë një mesfushë të re me më shumë mundësi për të luajtur.

Previous ArticleReal Madridi zgjidh çështjen Vinicius, braziliani ‘lëshon pe’ për kontratën e re
Next Article Tusk: Pa Orban jemi më të lehtësuar, për herë të parë nuk kemi rusë në tryezën e BE-së

Lajme të ngjashme

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

28 Nëntor 2026 SPORT

“Askush nuk flet për ta”: Thierry Henry përmend rivalët më të mëdhenj të Arsenalit për titullin e Ligës Premier

28 Nëntor 2026 SPORT

Klubi i njohur evropian synon transferimin e Ardon Jasharit në janar

28 Nëntor 2026 SPORT

Babai i sensacionit maroken hap derën një largimi: Barcelona e ka vëzhguar atë për dy vjet

28 Nëntor 2026 SPORT

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026 SPORT

Euro U-21, Shqipëria në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Finlandën

26 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.