Mimoza ‘sfidon’ Erën nga ‘Ferma VIP’, ja çka i kërkon

featured
Press Online
23 Prill 2026, 15:59

Eksperienca e Mimoza Ahmetit brenda “Ferma VIP” po dhuron momente epike që po bëjnë xhiron e rrjetit.

Poetja, e cila njihet për natyrën e saj pa filtra dhe humorin e hollë, ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të komunikuar me botën jashtë, duke shënjestruar yjet e muzikës shqiptare.

Pasi qielli i fermës u ndriçua nga droni i Taynës, poetja ka vendosur të mos mjaftohet me aq. Tani Mimoza i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Era Istrefit, duke i kërkuar hapur një dron.

“O Era Istrefi, na dërgo një dron mi,” u shpreh ajo hapur, duke shkaktuar menjëherë komente në rrjet.

Kjo thirrje vjen si një “sfidë” miqësore për Erën.

A do ti dërgojë edhe Era Istrefi dron asaj? Një gjë është e sigurt, Mimoza Ahmeti di si ta bëjë lojën e saj edhe pa pasur nevojë për debate. /Prive By Liberta Spahiu

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter