Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Galatasaray nis projektin në vlerë prej 200 milionë dollarësh – stadiume dhe palestra për të gjitha sportet

Press Online21 Prill 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Galatasaray po përgatitet të nisë zyrtarisht projektin gjigant “Aslantepe Vadisi”, me vlerë rreth 200 milionë dollarë, ku ceremonia e hedhjes së themelit do të mbahet më 23 prill.

Klubi synon që me këtë kompleks të mbledhë nën një çati të vetme edhe klubet amatore që luajnë nën llogon e klubit dhe ta kthejë zonën në qendrën e re administrative dhe sportive. Përveç futbollit, Galatasaray ka klube edhe të basketbollit, volejbollit, xhudos dhe notit në të dyja kategoritë.

Sipas mediave turke, kompleksi do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 60 dynymësh, në hapësirën që zbret nga Ali Sami Yen Sport Kompleksi drejt Vadistanbul.

Punimet e gërmimit kanë nisur, ndërsa në projekt parashikohet të ndërtohen rreth 165 mijë metra katrorë hapësira.

Në këtë qendër sportive pritet të përfshihen një sallë basketbolli me 13 mijë vende dhe 100 lozha, sallë stërvitore basketbolli për 600 persona, sallë volejbolli me 3,500 vende, sallë xhudo dhe shumëfunksionale me 1,000 vende, pishinë e mbuluar, kamp me 90 dhoma, parking për 1,500 automjete si dhe sallë performance shumëfunksionale me kapacitet 300–800 persona.

Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe zhvendosja e qendrës administrative të klubit nga RAMS Park në kompleksin e ri. Galatasaray synon të rrisë suksesin sportiv në degët amatore, por edhe të kursejë shpenzimet e menaxhimit dhe operimit duke i centralizuar strukturat.

Ndërkohë, klubi po ecën paralelisht edhe me projekte të tjera që lidhen me të ardhurat dhe të ardhmen financiare. Te projekti Riva “Düşler Vadisi” synohet të arrihen rreth 400 milionë dollarë të ardhura pas dy etapash, ndërsa te Florya, pas zgjidhjes së çështjeve të pronësisë, ka nisur procesi i ndërtimit dhe pritet një hyrje prej rreth 500 milionë dollarësh në arkën e klubit.

Po ashtu, pas zbrazjes së zonës në Florya, ekipi i parë është zhvendosur në Kemerburgaz Metin Oktay Tesisleri, ku etapa e parë e kompleksit është përfunduar, ndërsa punimet për etapën e dytë që përfshin akademinë dhe futbollin e femrave po vazhdojnë.

Previous ArticleMPB: 11 denoncime për dhunë në familje në 24 orët e fundit, katër persona janë privuar nga liria
Next Article Mickoski me një delegacion qeveritar në një vizitë zyrtare politike dhe ekonomike në Austri

Lajme të ngjashme

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

28 Nëntor 2026 SPORT

“Askush nuk flet për ta”: Thierry Henry përmend rivalët më të mëdhenj të Arsenalit për titullin e Ligës Premier

28 Nëntor 2026 SPORT

Klubi i njohur evropian synon transferimin e Ardon Jasharit në janar

28 Nëntor 2026 SPORT

Babai i sensacionit maroken hap derën një largimi: Barcelona e ka vëzhguar atë për dy vjet

28 Nëntor 2026 SPORT

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026 SPORT

Euro U-21, Shqipëria në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Finlandën

26 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.