Lamine Yamal edhe pse në moshë të re, vazhdon të shkruaj histori në futbollin botëror.
Ylli i Barcelonës, ka marrë vëmendje mbrëmë pasi fitoj dy çmime prestigjioze duke u bërë sportisti më i ri ndonjëherë që arrin të fitoj këto çmime, transmeton Klankosova.tv
18-vjeçari gjatë pranimit të çmimeve, nuk foli vetëm për sukseset e tij personale, por ndau edhe emocione dhe lëvdata për legjenden Lionel Messi.
Yamal u shpreh se ndikimi i yllit argjentinas nuk është vetëm në futboll, por në sportin në përgjithësi.
“Kur e kupton që një sportist nuk është legjendë vetëm në sportin e tij, por në të gjitha sportet, atëherë do të thotë se është më i miri. Messi është një shembull. Ai është futbollisti më i mirë në histori dhe gjithashtu sportisti më i mirë. Për mua nuk është një idol i zakonshëm”, deklaroi Lamine Yamal.
Në fund, ylli i ri i Barcelonës foli edhe për ëndrrën e tij më të madhe në nivel ndërkombëtar me Kombëtaren e Spanjës, ku tha se ëndrra e tij mbetët Kampionati Botëror që do të zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada.



