Mickoski: Mbetemi plotësisht të angazhuar me Bashkimin Evropian, politikisht, ekonomikisht dhe strategjikisht

featured
Press Online
20 Prill 2026, 20:05

Kryeministri Hristijan Mickoski u takua sot me ambasadorët e Bashkimit Evropian për të diskutuar mbi përparimin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e axhendës së reformave.

Mickoski tha se në periudhën e kaluar është përshpejtuar zbatimi në të gjitha fushat kryesore, disa hapa janë realizuar plotësisht, ndërsa të tjerë po avancojnë më shpejt se sa ishte planifikuar.

Kryeministri ka nënvizuar se këto reforma janë pjesë e një transformimi më të gjerë që e afron ekonominë e vendit me Tregun e Vetëm të BE-së, forcon institucionet sipas standarE madhee evropiane dhe sjell rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Mickoski konfirmoi se vendi mbetet plotësisht i angazhuar me Bashkimin Evropian, politikisht, ekonomikisht dhe strategjikisht.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter