Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Agjenti i Lewandowskit pritet të fillojë bisedimet me gjigantin italian

Press Online19 Prill 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Agjenti i Robert Lewandowski pritet të zhvillojë bisedime kyçe me Juventus mbi një transferim të mundshëm gjatë verës, mes pasigurisë në rritje për të ardhmen e tij te Barcelona, sipas Mundo Deportivo.

Kontrata e sulmuesit skadon në fund të sezonit, ndërsa Barcelona ka ofruar një zgjatje njëvjeçare me një ulje të ndjeshme të pagës.

Lewandowski thuhet se ka hezituar të pranojë kushtet e reduktuara, pavarësisht gatishmërisë së klubit për ta mbajtur edhe për një sezon tjetër, ndonëse ai po i afrohet moshës 38 vjeç.

Agjenti i tij, Pini Zahavi, pritet të takohet me drejtuesit e Juventusit në ditët në vijim për të diskutuar një transferim të mundshëm dhe për të vlerësuar ofertën e tyre.

Juventusi e sheh sulmuesin polak si një zgjidhje ideale për të forcuar repartin ofensivë, ndërsa trajneri Luciano Spalletti kërkon një qendërsulmues të ri për sezonin e ardhshëm.

 telegrafi.com

Megjithatë, klubi italian duhet të zgjidhë edhe të ardhmen e Dušan Vlahović, i cili gjithashtu është në një fazë vendimtare të karrierës së tij dhe kontratës.

Ndërkohë, Milan po e monitoron situatën nga afër, ndërsa Barcelona vazhdon të këmbëngulë se dëshiron ta mbajë Lewandowskin, i cili vetë është i hapur për të qëndruar në Katalonjë.

Një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij nuk pritet të merret para fundit të prillit, pasi të gjitha palët vazhdojnë negociatat.

Previous ArticleReali do ta respektojë dëshirën e Carvajalit për largim
Next Article Ish-gjykatësi suprem Naqe Georgiev del nga burgu këtë verë pas uljes së dënimit

Lajme të ngjashme

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

28 Nëntor 2026 SPORT

“Askush nuk flet për ta”: Thierry Henry përmend rivalët më të mëdhenj të Arsenalit për titullin e Ligës Premier

28 Nëntor 2026 SPORT

Klubi i njohur evropian synon transferimin e Ardon Jasharit në janar

28 Nëntor 2026 SPORT

Babai i sensacionit maroken hap derën një largimi: Barcelona e ka vëzhguar atë për dy vjet

28 Nëntor 2026 SPORT

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026 SPORT

Euro U-21, Shqipëria në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Finlandën

26 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.