1
Hygerta Sako ishte një nga emrat që tërhoqi vëmendje në “Big Brother VIP Kosova”, duke arritur deri në finale. Ish-“Miss Albania” u shqua për paraqitjen dhe prezencën e saj gjatë qëndrimit në format.
Pas përfundimit të spektaklit, ajo ka krijuar një lidhje më të afërt me Kosovën dhe po qëndron shpesh në Prishtinë, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, është parë në rrugët e kryeqytetit, ku ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj të kuruar në detaje.
Daljet e saj në publik reflektojnë një stil të kujdesshëm dhe prezencë të qëndrueshme, duke mbetur një figurë e ndjekur në rrjetet sociale dhe në jetën publike.




