LSDM: Me DPMNE-në Shkupit vazhdimisht po i ndodh kaos i ri, këtë herë me mbeturinat

featured
Press Online
09 Korrik 2023, 12:10

Ndaj situatës së fundit të krijuar në Higjienën Komunale, ku disa punëtorë bojkotojnë punën shkaku se rreth 200 punëtorë të këtij institucioni rrezikojnë të mbeten pa punë, ka reaguar Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Nga partia në pushtet qendror – LSDM, akuzojnë partinë opozitare, VMRO-DPMNE-në se “në vend të zhvillimit dhe modernizimit, siç premtonte Hristijan Mickoski para qytetarëve kur kërkoi mbështetje, kryeqytetit vazhdimit i ndodh kaos i ri, nga fillimi nga fillimi”.

“Këtë herë DPMNE krijoi kaos me mbeturinat, Shkupi ngufatet në mbeturina. DPMNE duhet që urgjentisht të ndërmarrë diçka, të tejkalohet problemi dhe të sigurojë funksionalitet të NP Higjiena Komunale. Shkupjanët nuk meritojnë këtë lloj të sjelljes. Shkupi nuk e meriton këtë”, thuhet më tej në reagimin e LSDM-së.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter