Karateisti tetovar,Isa Elmazi garon në “Nicosia Karate Open 2026” në Qipro

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Isa Elmazi nga Klubi i Karatesë “Fati” – Tetovë këtë fundjavë do të garojë në turneun ndërkombëtar
“Nicosia Karate Open 2026” në Qipro (18–19 prill), ku marrin pjesë 684 garues nga 40 ekipe dhe 20 shtete.

Isa udhëtoi sot drejt Nikosias me synim të qartë dhe motiv të lartë, ndërsa të shtunën do të paraqitet në kategorinë -76 kg junior. Duke hyrë në një fazë gjithnjë e më serioze të karrierës, ai po dëshmon vazhdimisht rritje dhe stabilitet në arenën ndërkombëtare, përfshirë edhe pjesëmarrjen e tij të tretë radhazi në ligat botërore për të rinj në Kroaci.

Nga Isa pritet një paraqitje dinjitoze dhe një rezultat pozitiv, ashtu siç i ka hije një kampioni në ngritje. Klubi “Fati” i uron suksese dhe kthim me fitore!

Karateisti tetovar,Isa Elmazi garon në “Nicosia Karate Open 2026” në Qipro
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter