“Një lojtar te Real Madridi ka një fuqi të jashtëzakonshme. Mendoj se ky është thelbi i problemit”, ka thënë fillimisht ish-futbollisti 54-vjeçar i Liverpoolit, Realit dhe Manchester Cityt.
“Arne Slot është shefi te Liverpooli, Pep Guardiola te Manchester City… Te Real Madridi, lojtarët janë shefi. Trajneri u thotë atyre të luajnë në një mënyrë, dhe ata dalin në fushë dhe luajnë krejtësisht ndryshe. Dhe gjithmonë ka qenë kështu”.
McManaman, i cili ka 37 ndeshje për Anglinë, ofroi pikëpamjen e tij mbi zgjidhjen. Çelësi, thotë ai, është gjetja e një ekuilibri në mënyrë që lojtarët “të jenë të lumtur dhe të luajnë mirë”.
“Një trajner duhet të jetë një kombinim i gjenialitetit dhe bindjes. Por ai duhet të dijë gjithashtu si t’i pranojë lojtarët dhe t’i bëjë të 25-tit të ndihen si pjesë e ekipit. Lojtarët duhet ta shijojnë stërvitjen, nuk duhet t’i lodhni me shumë taktika dhe video analiza. Ekziston një vijë shumë e hollë midis të qenit i lumtur dhe të luajturit mirë”.



