Tetovë, javën e ardhshme asfaltohen 5 rrugë tjera

featured
Press Online
08 Korrik 2023, 19:14

Komuna e Tetovës, gjegjësisht udhëheqësia me në krye Bilall Kasamin po punojnë me një intensitet të madh në asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve në Tetovë.

Nga java e ardhshme do të kryhet asfaltimi i rrugëve, si vijon: Jordan Zllatanovski, një pjese e rrugës Boris Kidriç, gjegjësisht nga rrethrotullumi i bulevardit V. S. Bato deri tek stacioni i hekurudhave, një pjese e rrugës në lagjen Çarshia e Epërme nga rrethrotullimi i Çarshisë deri te rruga që lidh Banjën e Qytetit, konkretisht tek rezervuari, Rruga 108 dhe një pjesë e bulevardit Ilinden ku do kryhet zgjerim i rrugës ne një korsi, gjegjësisht nga pompa e benzinës Makpetrol deri tek rrethrotullimi qe lidh dy bulevardet Ilinden me V. S. Bato.

Njëkohësisht do te vazhdohet edhe me rehabilitimin dhe mbushjen e gropave të çdo rruge brenda qytetit, aty ku ka nevojë per intervenim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter