Qëndrime diametralisht të kundërta mes pushtetit dhe opozitës rreth ndryshimeve kushtetuese. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski mbetetet në qëndrimin se nuk pranon që hapja e Kushtetutës të bëhet nën diktatin bullgar.
Ai mohon për marrëveshje të fshehtë me pushtetin. Si opcion të vetëm për daljen nga kriza e sheh mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Nuk ka kurrfarë marrëveshje prapa skenave. Në tavolinë tani më kanë vetëm një opcion dhe ai opcion është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, pas atyre zgjehdjeve të parakohshme parlamentare, qëndrimi ynë ndaj diktatit bullgar mbetet i njejtë, nuk ndryshon, në kësilloj aktivitetesh siç janë tani edhe atëherë, edhe asnjëherë në të ardhmen deri sa të jem unë ai që është kryetar i VMRO-DPMNE-së nuk do të pranojmë. Jemi të përgaditur për të biseduar që të ndryshohen rrethanat, të shohim se çfarë do të fitojë ky popull, çfarë do të fitojë Maqedonia e Veriut si shtet në formë garance dhe parashikueshmërie të procesit e kështu me rradhë.” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Edhe përskaj qëndrimeve të kryetarit të partisë më të madhe opozitare, kryeministri Kovaçevski shprhet decid se ndryshimet kushtetuese pritet të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme.
“Ndryshimet kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të fillojë procesi i diskutimit me procedura për të njejtat në Kuvend, atje edhe ku e kanë vendin” – deklaroi Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Edhe ministri për punë të jashtme Bujar Osmani gjatë takimit të tij me homologun austriak në Vjenë është shprehur optimist për përfundim të suksesshëm të këtij procesi.
“Amendamentet kushtetuese janë në fokus kryesor të Maqedonisë së Veriut. Jemi duke punuar në sinkronizimin e këtij procesi me të gjitha palët e interesuara në vend që të përfundojë me sukses deri në dhjetor të vitit 2023”, ka thënë ministri i jashtëm Osmani.
Ndryshe për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat përfshijnë përfshierjen e bullgarëve të Kushtetutë, duhet së paku 80 vota.







