Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

FSHF-ja ‘zgjidh qesen’, shpërblime të majme për katër skuadrat e ‘Final 4’, ekipi kampion do përfitojë edhe… – Sot News

Press Online16 Prill 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i sezonit të rregullt në elitën shqiptare të futbollit, gara për objektivat e kampionatit mbetet plotësisht e hapur, si në krye të renditjes, për të siguruar një biletë për në “Final 4”, ashtu edhe në fundin e tabelës për objektivin mbijetesë.

Drejtori i Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, në një prononcim për fshf.org, foli për situatën aktuale të kampionatit, garën për një vend në “Final 4”, luftën për mbijetesë si dhe për formatin dhe datat e fazës finale “Final 4” që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Aktualisht vetëm Vllaznia ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final 4”, ndërsa disa skuadra të tjera vijojnë garën për tre vendet e mbetura.

“Fundi i sezonit të rregullt? Kanë mbetur edhe 5 javë deri në përfundimin e 36-të javëve të kampionatit. Vllaznia është ekipi i parë që ka siguruar “Final Four”. Gara është shumë e fortë, pasi janë edhe 5 ekipe që konkurrojnë për të zënë 3 vende për në “Final Four”. Kampionati nuk është vetëm për “Final Four”, pasi edhe në fundin e tabelës ka një garë sportive shumë të fortë. Vendi i 9-të dhe i 10-të bien direkt nga kategoria, ndërsa skuadra që renditet në vendin e tetë do të luajë një ndeshje play-off me një nga skuadrat që renditet nga vendi i tretë te i gjashti në Kategorinë e Parë.

Faza “Final Four”? Ky është viti i tretë i “Final Four”. Ndryshe nga dy sezonet e mëparshme, këtë vit kemi një ndryshim të rregullit, ku pas 36 javëve, 4 ekipet e renditura të para do të marrin pjesë në “Final Four” me pikët e përgjysmuara, duke marrë edhe vlerën më të vogël. Datat janë të përcaktuara. Ndeshja e parë do të luhet më 16 maj sfida mes vendit të parë dhe vendit të katërt, një ditë më vonë vendi i dytë dhe vendi i tretë. Po ashtu, edhe katër ndeshjet e tjera do të zhvillohen në datat 23-24 dhe 29 e 31 maj. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Air Albania.

Shpërblimet financiare për klubet e Superligës? Katër ekipet e para pas përfundimit të 36-të javëve do të përfitojnë shpërblime financiare. Vendi i parë do të përfitojë 10 milionë lekë të rinj, vendi i dytë 7 milionë lekë të rinj, vendi i tretë 5 milionë lekë të rinj dhe vendi i katërt 2 milionë lekë të rinj.

Gjithashtu, fituesi i kampionatit pra i “Final Four” do të përfitojë 10 milionë lekë të rinj.

Pas përfundimit të “Final Four”, të 10 ekipet do të marrin përsëri të ardhura, që do të vijnë nga biletat, sponsorët dhe reklamat, të cilat do të shpërndahen nga vendi i pestë deri në vendin e dhjetë sipas renditjes, si dhe një përqindje më e madhe për ekipet që do të luajnë në ‘Final 4′”, tha Marjus Sulejmani.

Previous ArticleVajza e Teuta Krasniqit arrin rezultat të lartë në testin e inteligjencës
Next Article Sharri ringjall Brodecin – bujtina malore po kthen jetën në fshatin e harruar

Lajme të ngjashme

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026 SPORT

Euro U-21, Shqipëria në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Finlandën

26 Nëntor 2026 SPORT

Zbulohen favoritët e Championsit sipas parashikimeve të “Opta”

26 Nëntor 2026 SPORT

“Yamali i ri” i Barcelonës drejt huazimit, tri klube në garë për të

26 Nëntor 2026 SPORT

PSG dhe Atletico Madridi në garë për transferimin e yllit të Fenerbahçes

26 Nëntor 2026 SPORT

Nga Anglia në Spanjë, Evropa flet për Vedat Muriqin

26 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.