Një mekanizëm molekular që vepron si antidepresiv natyral gjendet në tru, por pëson luhatje në funksion të stresit kronik. Funksionimi i tij është vërtetuar gjatë një pune kërkimore me kaviet e laboratorit, duke hedhur dritë mbi origjinën neurologjike dhe biokimike të depresionit, që prek 5% të popullsisë adulte të botës.
Studimi tregon se stresi kronik redukton nivelet e proteinës Rab5If, e cila luan rol thelbësor në plasticitetin e sinapseve, duke bllokuar edhe efektet e terapive antidepresive.
Gjithashtu, reduktimi i kësaj proteine sjell edhe neurone më pak të degëzuara. Ndërsa shtimi i nivelit të saj i anulon të gjitha efektet e mësipërme. Studimi i ri i hap rrugën perspektivave të reja për të kuptuar bazat biologjike të depresionit dhe zhvillimin e terapive më efikase. Ai është publikuar në revistën Science Signaling nga një grup kërkimor i Soochow University në Kinë.



