Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Goditje për Verstappen, i largohet “krahu i djathtë” te skuadra Red Bull!

Press Online11 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Goditje për Maks Vershtapenin dhe vazhdimësinë e tij në Formula 1. Sipas mediave “De Telegraaf”, Xhanpiero Lambiase, inxhinieri i garës së pilotit holandez te Red Bulli, ka pranuar një ofertë marramendëse nga MekLaren për t’u bërë pjesë e tyre, duke lënë rolin e tij si bashkëpunëtori më i afërt i katër herë kampionit të botës. Lajm që është konfirmuar gjithashtu edhe nga gazeta “MARCA”, e cila bën të ditur se marrëveshja tashmë është reale.

Sipas raportimeve, tekniku italian është joshur nga skuadra e MekLareni për të marrë rolin e drejtorit Andrea Stelës në vitin 2028, pasi kontratat e tyre përkatëse përfundojnë në fund të vitit 2027. Një tjetër mundësi është që ai të bashkëpunojë ngushtë me Stelën. Lëvizja nuk mund të ndodhë më herët për shkak të periudhës së detyrueshme të pauzës mes kontratave. Lambiase është një figurë kyçe për Vershtapenin, me të cilin ka fituar katër tituj botërorë që nga ardhja e pilotit te skuadra austriake.

Largimi i tij mund të jetë një arsye shtesë që holandezi të largohet nga Formula 1. Lambiase do të ndjekë kështu gjurmët e Rob Marshall dhe Uill Kurtnej, të cilët së fundmi janë transferuar nga në ekipin “papaya”. Kjo përfaqëson një tjetër humbje për skuadrën e pijeve energjike, e cila kohët e fundit ka parë largimin edhe të figurave të rëndësishme si Helmut Marko, Kristian Horner dhe Adrian Njuei.

Për Vershtapenin, italiani është thelbësor, siç e theksoi edhe në shtatorin e kaluar në rrjetet sociale të ekipit: “Nëse më thonë tani që duhet të ndërroj inxhinierin e garës, do ta kisha shumë të vështirë ta pranoja, sepse kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Pothuajse nuk kam nevojë të flas me të, sepse ai e di saktësisht çfarë më duhet nga makina. Kjo reflektohet edhe në komunikimin me radio. Sigurisht, ndonjëherë kemi edhe diskutime të nxehta, por në fund gjërat funksionojnë shumë mirë. Në momentet më të vështira të garës, gjithmonë arrijmë të nxjerrim maksimumin”, shprehej Vershtapen.

 

 

Previous ArticleKryediplomati Hoxha: Me serbët takohemi, por s’kemi aleancë, synimi ynë final njohja reciproke me Kosovën
Next Article Kujdes! Këto pije të përditshme mund të “prishin” efektin e ilaçeve për tensionin!

Lajme të ngjashme

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vrasja te Liqeni i Smillkovës, ndalohet një person

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë

26 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.