Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

A e parashikojnë qentë motin apo thjesht e ndiejnë atë?!

Press Online11 Prill 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shumë pronarë qensh kanë vënë re se kafsha e tyre bëhet e shqetësuar shumë përpara se të fillojë shiu, era apo bubullima. Qeni mund të nuhasë ajrin, të kërkojë afërsinë e pronarit ose të tërhiqet në një vend të qetë në shtëpi. Kjo sjellje shpesh interpretohet sikur qeni “e ndien” ndryshimin e motit. Në të vërtetë, kjo lidhet me shqisat e zhvilluara, që i mundësojnë të dallojë ndryshime të vogla në mjedis, përfshirë edhe presionin atmosferik. Ndryshimet e presionit atmosferik shpesh paraprijnë motin e keq. Kur afrohet stuhia, presioni i ajrit zakonisht bie. Njerëzit rrallë i ndiejnë këto ndryshime, ndërsa shumë kafshë janë më të ndjeshme. Qentë janë veçanërisht të aftë të regjistrojnë sinjale të tilla, prandaj reagimet e tyre mund të duken si paralajmërim i motit.

Një nga arsyet është dëgjimi shumë i zhvilluar. Qentë dëgjojnë frekuenca më të ulëta se njerëzit. Para se stuhia të bëhet e dukshme, në atmosferë shfaqen tinguj me frekuencë të ulët nga lëvizja e masave ajrore ose bubullimat e largëta. Këta tinguj mund të arrijnë më herët, ndaj qeni reagon ndërsa njerëzit nuk vërejnë asgjë. Rol të madh ka edhe nuhatja e zhvilluar. Qentë kanë shumë më tepër receptorë të aromës se njerëzit, çka u mundëson të dallojnë edhe ndryshime shumë të vogla në ajër. Me rënien e presionit, ndryshon edhe mënyra e përhapjes së aromave, dhe qentë i vërejnë këto ndryshime më herët.

Ndryshimet e presionit ndikojnë edhe në pjesë të ndjeshme të trupit, si veshët dhe sinuset. Ashtu si njerëzit ndiejnë presion gjatë fluturimeve apo ndryshimeve të lartësisë, edhe qentë mund të përjetojnë ndjesi të pakëndshme që reflektohen në sjellje. Para stuhisë ndryshon edhe fusha elektrike e atmosferës. Këto ndryshime krijojnë efekte të lehta statike që ndikojnë në qimet dhe lëkurën e kafshës. Edhe pse janë shumë të vogla, besohet se qentë i perceptojnë.

Të gjitha këto ndryshime bëjnë që qeni të reagojë shumë përpara se moti të ndryshojë dukshëm. Prandaj disa qentë bëhen të shqetësuar, kërkojnë afërsinë e pronarit, përpiqen të fshihen ose shfaqin nervozizëm. Te qentë që kanë frikë nga bubullimat, këto reagime mund të jenë më të forta. Është e rëndësishme të theksohet se qeni nuk e “parashikon” motin. Ai thjesht reagon ndaj ndryshimeve fizike në atmosferë që njerëzit zakonisht nuk i vërejnë. Shqisat e tij i mundësojnë të dallojë këto ndryshime shumë më herët. 

Previous ArticleItalia me trajner ‘part time’, të kaltrit zgjedhin pasuesin e Gennaro Gattusos
Next Article “Shpërthen” Edisa ndaj këtij banorit të BBVA-së: Një Lëpirës i Vërtetë në Big Brother

Lajme të ngjashme

Gjumi i zgjatur te pacientët me sëmundje të zemrës: Rreziku i vdekjes rreth 50 për qind më i lartë

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dasma luksoze indiane XXL me 400 000 të ftuar!

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026 shpalli fituesit, triumfon “Drejtësi në Nuremberg”

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pas moshës 50-vjeçare, kjo nuancë buzëkuqi mund ta bëjë fytyrën të duket më e re dhe më e freskët

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.