“Arrest në burg” apo “arrest shtëpie” për politikanët e dyshuar për korrupsion? Përgjigjet avokati në QUO VADIS

featured
Press Online
10 Prill 2026, 05:43

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën këtë të enjte për 4 orë për shqyrtimin e ndryshimit të praktikës gjyqësore për vendosjen e masës së arrestit në burg.

Avokati Luan Hasneziri, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus është shprehur se praktika e aplikimit “arrest në burg” duhet të ndryshojë.

Ai shtoi se kjo masë po zbatohet gjerësisht si normë dhe jo si përjashtim, siç parashikon ligji.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse një politikan i dyshuar për korrupsion duhet të jetë në arrest në burg apo në arrest shtëpie, juristi u shpreh se të dyja janë masa kufizuese të rëndësishme, por nuk duhet të ketë një qasje automatike për burgosje. Ai shtoi se, ndonëse politikanët gëzojnë privilegje, ata duhet të përballen edhe me standarde më të larta përgjegjësie.

Pjesë nga biseda:

Hasneziri: “Arrest në burg” duhet të caktohet vetëm si rast përjashtimor, me prova konkrete. Aktualisht, arresti në burg është bërë rregull.

Borakaj: Një politikan i dyshuar për korrupsion duhet të jetë në arrest në burg apo arrest shtëpie?

Hasneziri: Të dyja janë kufizime të rëndësishme të lirisë së personit. Unë do të thoja që, ndoshta për standardin e politikanëve, duke qenë se nga shoqëria marrin disa privilegje, duhet të jenë edhe të kufizuar në disa të drejta. Jo çdo politikan që ka dyshime për një vepër penale duhet të qëndrojë në burg.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.