Shehi: Drejtësia të mos zvarrisë më, kush ka bërë faj ta burgosë, kush jo të lirohet

featured
Press Online
10 Prill 2026, 03:41

Ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se ka ardhur momenti që drejtësia të mos zvarritet më.

Sipas tij, nëse dikush ka bërë zullum, të dënohet, jo të zvarritet më me detyrim paraqitjeje si rasti i zotit Berisha, apo me paraburgim si rasti i Veliajt dhe Metës.

“Shumica e dosjeve janë çështje pronash. Atje duhen bërë shumë vendime unifikuese, që është folur disa herë që do të bëhen. Dosjet trajtohen në bllok dhe të jetë më e thjeshtë kjo punë. Nga ana praktike, edhe sikur të punojnë çdo ditë, nuk mbyllet kjo histori. Unë dyshoj se këtu gjithë gjërat që vijnë e kanë nga një shejtanllëk nga mbrapa. Nëse do thoshim se gjykatat do të interpretonin siç duhet në Kodin e Procedurës Penale, ndaj them duhet ndërhyrë patjetër.

Çdo histori është më vete, i takon gjykatësit ta trajtojë me realitetin. Ne jemi marrë vetëm me këta të politikës, se për këta interesohen njerëzit, mirëpo atje ka edhe fatkeqë që rrinë atje. Megjithatë, unë gjykoj që gjërat të mos zvarriten më, duhen marrë disa vendime.

P.sh., atë Berishën ose dënoje, ose mbylle këtë histori. Ai Meta, mirë keq, u bë një vit e ca në burg. Nëse këta njerëz i kanë bërë zullumet për burg, merr një vendim për këtë temë. Çfarë bën kjo? Ti ngre një pritshmëri në opinion që po dënohet e keqja, por kur nuk dënohet, bie prestigji i gjykatësit”, tha Shehi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.