Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey bashkojnë forcat me “Rhode x The Biebers”!

Press Online8 Prill 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pak ditë përpara se Justin Bieber të ngjitet në skenën e Coachella, bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, ka zbuluar një bashkëpunim të ri për brandin e saj të bukurisë, Rhode. Hailey ndau në Instagram një video ku shfaqej duke bërë selfie me Justin, ndërsa postimi u shoqërua me njoftimin “Rhode x The Biebers. 13 prill”, duke ndezur menjëherë interesin e fansave.

Një ditë më pas, çifti publikoi edhe disa foto promovuese, ku prezantuan produktet e reja të këtij bashkëpunimi. Në qendër të koleksionit janë “sticker”-at kundër akneve (hydrocolloid pimple patches), të dizajnuara nga vetë Justin Bieber. Përveç tyre, artisti ka kontribuar edhe në dy produkte të tjera; një trajtim për buzët me peptide me shije bananeje të karamelizuar dhe një produkt për zonën e syve “Eye Prep (Banana Peel)”. Të gjitha do të jenë në edicion të limituar dhe do të dalin në shitje më 13 prill.

Ndërkohë, Justin Bieber pritet të performojë në Coachella më 11 dhe 18 prill, si një nga emrat kryesorë të festivalit, përkrah artistëve të njohur si Sabrina Carpenter dhe Karol G. Këngëtari ka ndarë gjithashtu me ndjekësit momente nga përgatitjet për performancën përmes platformës Twitch, duke ofruar një vështrim nga prapaskenat e punës me ekipin e tij. Në disa prej këtyre videove, Bieber është shprehur hapur për sfidat personale dhe rrugëtimin e tij drejt ndryshimit. “Shpesh rritemi duke mësuar të mos i shprehim ndjenjat dhe të tregojmë vetëm forcë. Por të jesh i hapur është e frikshme,” u shpreh ai.

Bieber ka ndarë gjithashtu me ndjekësit e tij reflektime të sinqerta mbi gjendjen emocionale, duke treguar se po kalon një periudhë sfiduese në jetën personale. Artisti 31-vjeçar pranoi se, pavarësisht famës, e konsideron veten një njeri me të meta dhe dobësi, duke theksuar se jo gjithmonë arrin të shmangë gabimet apo të mos lëndojë të tjerët pa dashje.

Ai u shpreh se çdo ditë përpiqet të përmirësohet dhe të kultivojë më shumë empati, duke vënë theksin te rëndësia e dashurisë dhe faljes. Në postime të tjera, këngëtari foli edhe për pasiguritë e tij, duke zbuluar se shpesh ka frikë të tregojë plotësisht veten, pasi druhet nga mënyra si mund të perceptohet nga të tjerët. Megjithatë, ai nënvizoi se hapja dhe sinqeriteti i japin një ndjesi çlirimi dhe lirie.

Previous ArticlePakica alavite në Siri në frikë nga rrëmbimet e grave dhe vajzave
Next Article Isa Mustafa: Pozita e opozita duhet të ulen e ta gjejnë një President që e kryen punën pa anime politike

Lajme të ngjashme

Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit tallen me të

23 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Kim Kardashian shfaqet me pantallona të kuqe lateksi në Las Vegas, rikthen një krijim vintage të Dior

23 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Përfaqësuesja e Malit të Zi në Miss Universe e bëri shqiponjën dykrenare, ngriti plot reagime

23 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Përfaqësuesja e Izraelit në Miss Universe u fishkëllye gjatë prezantimit të kostumeve

23 Nëntor 2026 SHOWBIZ

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028,…

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.