Artistja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka ndarë së fundmi me ndjekësit një seri fotosh nga përditshmëria e saj, duke tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale.

Mes imazheve të publikuara në Instagram, një fotografi ka spikatur veçanërisht, ku këngëtarja shihet duke furnizuar me karburant veturën e saj luksoze Ferrari në një pikë karburanti.

Fotot e tjera e shfaqin Ritën në forma të ndryshme stilistike, me paraqitje të kuruara dhe look urban gjatë shëtitjeve në New Zealand, ku ajo po qëndron aktualisht së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.
Pak nga kjo, pak nga ajo
-shkroi artistja në përshkrimin e postimit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për momente spontane nga ditët e fundit.

Ndërkohë, Rita Ora po vazhdon punën për albumin e saj të katërt, i cili pritet me interes të madh nga fansat, edhe pse ende nuk ka një datë zyrtare publikimi.



