Rama: Çliruam punonjësit e shtetit nga kthetrat e politikës, për herë të parë administrata filloi të funskionojë

featured
Press Online
07 Prill 2026, 19:23

Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë sot në aktivitetin për prezantimin e venE madhee të lira të punës në sektorin publik, duke theksuar përparimet në reformën e administratës dhe çlirimin e saj nga ndikimi politik.

Gjatë fjalës së tij, Rama vuri në dukje se para ardhjes së qeverisë së tij, shumë punonjës të shtetit, përfshirë policinë, drejtorët e qarqeve, mësuesit dhe infermierët, ishin nën kontroll politik. “Të gjithë vendimet për karrierën e tyre shpesh vendoseshin nga partitë apo deputetët,” tha ai.

Kryeministri theksoi se për herë të parë administrata filloi të funksionojë sipas një ligji të shërbimit civil, duke mundësuar që punonjësit në vijën e parë të shërbejnë qytetarët pa ndërhyrje politike. Ai shtoi se edhe pse Shqipëria mbetet prapa venE madhee të BE-së në disa standarde administrative, krahasimi me vende me kushte të ngjashme është pozitiv.

“Kur ne kemi marrë detyrën, të gjithë punonjësit e shtetit ishin në kthetrat e politikës: punonjësit e policisë, shefat e komisariateve, drejtorët e qarqeve. I vendoste partia, i vendosnin deputetët me telefona.

Mësuesit mund të zgjidheshin një ditë të transferuar gjetkë, sepse nuk ishin mjaftueshëm të investuar me partinë. Infermierët i gjetëm në kthetrat e partisë në pushtet. Pa vënë fare në diskutim administratën e ministrive dhe institucioneve.

Për herë të parë, administrata filloi të funksionojë me një ligj të shërbimit civil kur erdhëm ne në pushtet. Të gjithë punonjësit që përmenda, ata që janë në krye të detyrës, në vijën e parë për t’i shërbyer popullit shqiptar, janë të çliruara nga kthetrat e politikës. Nuk vendos politika që vendos fatin e tyre, por përpjekja është për të mbështetur ata që e meritojnë.

Nëse do ta krahasojmë këtë proces me proceset dhe standardet e disa venE madhee të përparuara me BE, jemi shumë më mbrapa, por nëse do ta krahasojmë me vendet që kanë një ngjashmëri me ne, jemi padiskutim në kushtet që mund të jemi krenar për atë që kemi bërë.

Të gjitha llojet e shërbimeve ishin në kthetrat e politikës; sot janë në duart e teknologjisë, që kanë nevojë për një administratë të vetëdijshme mbrapa.
Jam i inkurajuar me punën që po bëhet. Është meritë e atyre që po e ushqëheqin këtë.

E përditshmja provon që sot kemi të gjitha arsyet që të jemi besimplotë se në këtë proces të negociatave për anëtarësimin në BE, edhe falë këtij procesi, ne do të kemi një administratë dinjitoze që do të gëzojë gjithmonë e më shumë respektin e qytetarëve shqiptarë, që janë skeptikë dhe kanë një perceptim, siç e kam patur edhe unë më parë, pasi llumi i rrjeteve të informacionit.”, tha Rama.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter