“Negociatat nuk janë bllokuar”, Rama: Ekonomia po rritet në mënyrë të qëndrueshme

featured
Press Online
07 Prill 2026, 13:16

Kreu i qeverisë Edi Rama, ditën e sotme mori pjesë në aktivitetin për prezantimin e venE madhee të lira të punës në sektorin publik. Rama iu përgjigj opozitës e cila disa ditë më parë deklaroi se negociatat e vendit tonë me BE kanë ngrirë.

Rama: Flitet lart e poshtë, se negociatat janë bllokuar, janë ndaluar, janë penguar. Kjo është e pavërtetë. Kush i thotë këto nuk e ka idenë për çfarë flet. Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë, por një proces testimi i vazhdueshëm dhe provimesh të vazhdueshme. Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe venE madhee anëtarë është një provim kyç, por nuk ka asnjë  motiv për të folur për bllokim. Jemi  sipas agjendës së përcaktuar.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ekonomia po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Në mënyrë që kjo rritje të reflektohet në të ardhura për qëtetarët, nevojitet nëj administratë e fortë, e aftë dhe me integritet.

Rama: Nga ana tjetër, edhe ekonomia rritet në mënyrë të qëndrueshme edhe për shkak se kemi një administratë shumë më të mirëpozicionuar në raport me proceset që duhet të kryejë për ta ndihmuar rritjen e ekonomisë. Nuk mjafton që qeveria të marrë vendimet e duhura. Vendimet duhen zbatuar. Nuk mjafton që ekonomia të rritet nëse kjo nuk reflektohet në të ardhurat  për qytetarët dhe për shtetin. Duhet një administratë e fortë, një administratë që ka aftësi dhe integritet për të pasur rritjen e vazhdueshme që kemi qoftë nga të ardhurat në dogana, qoftë nga të ardhurat në tatime. Duhet një administratë ndryshe nga ajo që kemi pasur disa vite më parë për t’ia dalë  që në fund të ditës rritja ekonomike të përkthehet në rritje pensionesh dhe pagash.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter