Ylli astrologjik po bëhet aksesor i modës për Gjeneratë Z?!

featured
Press Online
23 Mars 2026, 14:08

Astrologjia po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për të rinjtë e Gen Z, duke shërbyer si një mënyrë për të shprehur individualitetin dhe për të treguar vetëpërcaktimin e tyre në një brez që i kushton vëmendje të veçantë identitetit personal. “Është bërë gjithnjë e më e zakonshme që përdoruesit e rrjeteve sociale të përmendin shenjën e tyre; Dashi, Bricjapi dhe të tjera në bio dhe përmbajtje, duke e lejuar atë të formësojë perceptimin dhe të shërbejë si një mënyrë e thjeshtë, por e fuqishme për t’u përcaktuar”, thotë Laurent François autor i librit dhe Substack “Alive in Social Media.”

Astrologjia është bërë një “pjesë e rëndësishme e kulturës digjitale”, shton ai, duke përmendur miliona foto të ruajtuara të përdoruesve nga aplikacioni i horoskopit Co-Star dhe rritjen e komunitetit #witchtok në TikTok, që ka prodhuar mbi 6 milion video për astrologjinë dhe mistikën. Ndërkohë, kjo tendencë digjitale po ndikon edhe në botën fizike: një rilindje e bizhuterive me temë zodiaku.

Shtëpia luksoze pariziane Van Cleef & Arpels është e njohur për motivin e saj të Alhambrës me katër gjethe, por gjithashtu ka fituar ndjekës të E madheotshëm për koleksionin Zodiaque: medalione, varëse dhe byzylykë të frymëzuar nga shenjat astrologjike. Koleksioni do të ri lançohet këtë vit me një çmim më të arritshëm për të tërhequr brezin e ri të fansave.

Koleksioni filloi si skica që në vitin 1906 dhe u prezantua si një linjë e plotë astrologjike në vitet 1950, duke arritur kulmin e popullaritetit në vitet 1970. Një ri lansim i parë në 2021 me gurë gjysmë të çmuar si malakiti, turkuazi dhe obsidian kushtonte rreth 23,500 dollarë. Tani, versioni më i fundit ofron medalione në ar të verdhë dhe të bardhë për byzylykë dhe varëse, me çmime duke filluar nga 2,740 dollarë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter