Më në fund! Brikena shpreh pëlqim për Mateon

featured
Press Online
14 Mars 2026, 22:08

Brikena dhe Mateo janë dy nga banorët më të komentuar të këtij sezoni, jo vetëm për lojën e tyre brenda shtëpisë, por edhe për ndjenjat që duket se kanë ndaj njëri-tjetrit. Ka qenë Mateo i pari që ka shprehur pëlqimin brenda shtëpisë për Brikenën, ndërsa kjo e fundit ka qenë gjithmonë tepër e ftohtë ndaj tij.

Megjithatë çdo gjë duket se ka ndryshuar që pas ardhjes së dronit nga familja e Brikenës në ambientet e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania5”, të cilët i thanë se ishin dakort për çdo gjë që ajo zgjedh të bëj.

“Unë sot e them me plot kuptimin e fjalës që kam pëlqim ndaj Mateos! Mateo nuk ofendon, nuk bën gjëra të tilla. Unë e kuptoj që Mateo në atë moment është prekur. Ka qenë në presion”-deklaroi Brikena gjatë Prime-t të sotëm, pas diskutimit që po zhvillohej në Living lidhur me konfliktin që Mateo kishte patur me Artanin gjatë ditëve të fundit në shtëpi.

Rikujtojmë që në nominim është çifti Brikena-Mateo, Selin dhe Gimbo. 

Audienca ka nisur të bëjë pyetje dhe sondazhe, duke përfshirë nëse ndjenjat e Brikenës janë të sinqerta, apo e gjithë kjo zhurmë këtë javë është bërë për shkak të nominimit…Mbetet për t’u parë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter