Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

22 Nëntor 2026

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pas 10 ditësh bllokim/ Aksi Librazhd-Prrenjas hapet nesër në orën 12:00!

Press Online2 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pas shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas, ku kalimi për automjetet ishte bllokuar, rruga provizore që do të bëjë të mundur kalimin nga një krah në tjetrin do të hapen ditën e nesërme në orën 12:00.

Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili tha se kalimi do të jetë për të gjitha mjetet, makina të vogla, mjete transporti të qytetarëve dhe kamionat. Rruga provizore po ndërtohet midis Korridorit VIII dhe rrugës ekzistuese e cila është shembur.

Ndërkohë segmenti 1.3 km i rrugës alternative (jo provizore) do të ndërtohet përkrah hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Ky segment kalon pjesën e erozionit dhe ruan një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për kalimin e mjeteve.

Ndërkohë kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, gjatë një deklarate për mediat është shprehur se aksi i ri alternativ i rrugës Librazhd-Prrenjas do të ketë një gjerësi prej 9 metër. Kozeli tha gjithashtu se ARRSH ka marrë vendim që të pezullojë punimet për Korridorin VIII, deri në përfundimin e punimeve për rrugën alternative.

 “Rruga do të hapet duke filluar nga dita e nesërme në orën 12:00. Gjatë kësaj periudhe, masat që morëm në këshillin teknik për devijimin e rrjedhës së lumit, që të mos godisnin më poshtë hekurudhës dhe me lehtësimin e trupit të rrëshqitur na shërbeu shumë për të bërë punën parapërgatitore që u bë gjatë këtyre ditëve, për të bërë të mundur hapjen e trafikut.

E theksoj se ishte e domosdoshme që punimet që do të nevojiten për rrugën alternative mbi lumin Shkumbin dhe në krah të hekurudhës, do të kërkojnë të paktën 6 ditë nga vlerësimet tona. Sepse bëhet fjalë për 80 mijë metër kub mbushje, 18 mijë metër kub mbrojtje lumore dhe 2800 ton shtresë asfalti. Këto shifra janë të nevojshme për t’u analizuar edhe nga ekspertë.

Segmenti i ri do të jetë i hapur për të gjitha mjetet. Rruga nuk ka shfaqur asnjë lloj cedimi. Kjo është edhe fryt i masave të marra gjatë këtyre ditëve, ku është devijimi i rrjedhës së lumit që na ka shmangur goditjen nga poshtë. Ai aks do të ketë një gjerësi prej 9 metër. Ne si Autiritet morëm vendim për pezullimin e punimeve në Korridorin VIII, deri në përfundim të punimeve për rrugën alternative”, tha mes të tjerash Kozeli.

Previous ArticleKek me dardhë dhe çokollatë
Next Article Rreth 1.000 kosovarë janë në Lindje të Mesme, ja në cilët shtete

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij sot në Maqedoninë…

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së…

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.