Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Është shpallur njeriu më i pasur i Italisë, por nuk e njeh askush!

Press Online24 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Andrea Pignataro është sot njeriu më i pasur në Itali, por mbetet një nga figurat më të rezervuara të financës evropiane. Sipas renditjes në kohë reale të Forbes, pasuria e tij ka arritur në 42.8 miliardë dollarë, duke lënë pas për herë të parë pas më shumë se katër vitesh Giovanni Ferrero, trashëgimtarin e perandorisë Ferrero.

I lindur në Bolonjë në vitin 1970 dhe me rezidencë në St. Moritz, Pignataro është themeluesi i Ion Group, një gjigant global në fushën e softuerëve financiarë. I diplomuar për ekonomi në Bolonjë dhe me doktoraturë në matematikë në Imperial College London, ai e nisi karrierën si broker në Salomon Brothers, përpara se në vitin 1999 të krijonte Ion, kompani e specializuar në fintech dhe automatizimin e proceseve financiare.

Sot, platformat e Ion përdoren nga banka qendrore, institucione financiare dhe korporata të mëdha ndërkombëtare. Kompania ka blerë dhjetëra biznese, përfshirë Dealogic dhe Fidessa, duke ndërtuar një perandori që operon kryesisht larg vëmendjes publike. Për këtë arsye, Pignataro shpesh quhet “Bloomberg-u italian”, në krahasim me Michael Bloomberg.

Megjithëse jeton jashtë Italisë, ai ka investuar miliarda euro në ekonominë italiane vitet e fundit, duke blerë kompani si Cerved, Cedacri dhe Prelios. Emri i tij u përfshi edhe në një hetim fiskal në Itali, i cili u mbyll në vitin 2025 pas një marrëveshjeje me autoritetet tatimore dhe arkivimit të çështjes nga gjykata. Diskret, i apasionuar pas lundrimit me vela dhe investimeve afatgjata, Pignataro përfaqëson modelin e miliarderit modern që ndërton pasuri përmes algoritmeve dhe teknologjisë, larg dritave të skenës, por në qendër të financës globale.

Previous ArticleTripunovski: Po përgatisim strategji për prodhimin e orizit dhe ridefinimin e blerjes së orizit të papërpunuar
Next Article Sondazhi: 4 nga 5 shqiptarë e refuzojnë dhunën e Berishës në protestë

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.