Kur kërkohet fati dhe mrekullitë bëhen të mundura – dëshmi për këtë është bileta instant “Titanium” e Lotarisë Shtetërore. Me një investim simbolik prej vetëm 100 denarësh, çdo lojtar ka mundësinë unike të bëhet fitues i njërit prej shtatë automjeteve Ford Focus Titanium, i njërit prej shtatë Ford Kuga ST Line X, si dhe i shumë çmimeve të tjera në para.
Fatit “Titanium” tashmë i janë gëzuar fitues nga qytete të ndryshme të vendit. Ata sot shijojnë një përvojë ndryshe pas timonit. Për ta, ngasja nënkupton siguri dhe energji të re, por edhe gëzim dhe emocion. Fituesja e parë e çmimit kryesor nga “Titanium” vjen nga Shtipi dhe fitoi një Ford Kuga, ndërsa një fituese nga Shkupi mori një Ford Focus si dhuratë për ditëlindje. Pikërisht këto momente dhe përjetime e shndërrojnë lojën në magji.
“Titanium” nuk është vetëm një biletë instant – ai është simbol i shpresës dhe besimit në mrekulli. Çdo gërvishtje është një kujtesë se jeta mund të sjellë surpriza të bukura atëherë kur më së paku i presim. Por edhe dëshmi se duhet të besojmë në to.
“Titanium” mund të jetë edhe një dhuratë origjinale për më të dashurit, përmes zarfave “Sreќa Plus” të Lotarisë Shtetërore. Imagjinoni, me një gjest të vogël vëmendjeje mund të sillni gëzim të madh dhe momente të paharrueshme për ata që i doni më shumë.
Çdo biletë “Titanium” fsheh mundësinë për një kthesë të bukur në jetë, dhe ndoshta pikërisht në duart tuaja ndodhet historia e radhës fituese. Për vetëm 100 denarë mund ta ndjeni emocionin. Mos lejoni që fati t’ju kalojë pranë – ai është nën majat e gishtave tuaj. Blini “Titanium”, gërvishteni dhe bëhuni fituesi i radhës.



