Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mickoski: S’ka tatim shtesë për ata që kanë paguar jashtë vendit

Press Online22 Shkurt 2026 EKONOMI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Personat që kanë qenë të angazhuar jashtë vendit nuk do të kenë detyrim për pagesë shtesë të tatimit në Maqedoni, me kusht që të paraqesin dëshmi se kompania përmes së cilës kanë punuar i ka shlyer tashmë detyrimet tatimore në vendin ku kanë qenë të angazhuar. Këtë e sqaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me njoftimet që një numër i madh qytetarësh po marrin nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Kryeministri theksoi se bëhet fjalë për rregullativë ligjore të miratuar nga qeveria e mëparshme. Meqenëse në fund të vitit të kaluar skadonte afati ligjor për ato vendime, ai sqaroi se për këtë arsye DAP u është drejtuar personave në fjalë, si dhe të gjithë qytetarëve në vend, për ta paguar tatimin.

“Nëse DAP nuk do ta bënte këtë, atëherë do të vinte një qeveri pas nesh ose ndoshta kjo qeveri, dhe do të kërkonte përgjegjësi penale për DAP-in, përkatësisht për drejtoreshën, se e ka dëmtuar Buxhetin”, sqaroi të shtunën Mickoski gjatë inspektimit të punimeve ndërtimore në autostradën Gostivar – Bukojçan.

Ai zbuloi se pas takimeve të mbajtura në kabinetin e tij me personat e prekur është arritur marrëveshje për mënyrën se si do të zgjidhet problemi.

“Erdhën në konkludim që ata të dëshmojnë se kompanitë që i kanë angazhuar kanë paguar tatim në vendin ose në vendet ku kanë qenë të angazhuar. Në atë mënyrë DAP nuk do ta arkëtojë atë tatim”, shtoi kryeministri.

Qytetarët të cilët kanë punuar jashtë vendit, kryesisht në Irak dhe Afganistan javëve të fundit kanë protestuar duke kundërshtuar tatimet që DAP u kërkon t’i paguajnë.

Ata thonë se shumë prej tyre kanë qëndruar jashtë vendit mbi 183 ditë dhe siç thonë sipas ligjit për tatimin personal duhet të trajtohen si jorezidentë tatimorë, por ky status nuk na njihet nga DAP. Ata madje thonë se DAP u kërkon dëshmi të cilat ata tani nuk mund t’i sigurojnë nga vendet ku kanë punuar. Qytetarët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta derisa të dëgjohet zëri i tyre.

Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë.

Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

Pas kësaj, qytetarët të cilët kanë punuar jashtë kanë mbajtur disa protesta, kryesisht në Tetovë dhe Kumanovë.

Previous ArticleBie Vllaznia, Egnatia nuk fal, Bylisi mund shkodranët. Rrogozhinasve u mjafton një gol ndaj Dinamos!
Next Article Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz vazhdojnë të jetojnë një jetë luksoze duke shijuar pasurinë?

Lajme të ngjashme

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

22 Nëntor 2026 EKONOMI

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Bileta gërvishtëse „Fruti“ – spektër frutash me shije të ëmbël fitimesh

19 Nëntor 2026 EKONOMI

Bileta gërvishtëse „Mega Milioner“ – kapni shansin për një fitore milionëshe

16 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.