Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dhimbje dhe kujtime prekëse pas vdekjes së aktorit Eric Dane, partnerja e tij ndan momentet e fundit së bashku!

Press Online22 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Partnerja e fundit e aktorit Eric Dane, modelja Janell Shirtcliff, ka ndarë kujtime prekëse nga koha që kaluan së bashku, vetëm dy ditë pas vdekjes së tij në moshën 53-vjeçare nga sëmundja ALS.

Aktori, i cili u bë i famshëm për rolin e Dr. Mark Sloan, i njohur si “McSteamy”, në serialin Grey’s Anatomy, kishte bërë publik diagnozën e tij më pak se një vit më parë. Sëmundja degjenerative e sistemit nervor shkakton paralizë progresive të muskujve dhe konsiderohet e pashërueshme.

Në rrjetet sociale, Shirtcliff publikoi foto dhe video nga momentet e fundit me aktorin, nga buzëqeshjet e tij karakteristike, deri te çaste intime dhe udhëtime së bashku.


Në një video emocionale, vajza e tij më e vogël, Georgia, shihet duke e ndihmuar të pozonte për një fotografi.

Edhe pse Dane u nda nga bashkëshortja Rebecca Gayheart në vitin 2017, ata mbetën prindër të përkushtuar për dy vajzat e tyre dhe ruajtën marrëdhënie të mira.

Madje, ata hoqën dorë nga divorci pak para se aktori të zbulonte diagnozën e rëndë. Gayheart thuhet se i qëndroi pranë gjatë përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas burimeve pranë familjes, aktori përjetoi një rënie të shpejtë fizike pas diagnozës, përdorte karrocë invalidi, humbi përdorimin e krahut të djathtë dhe anuloi disa paraqitje publike për shkak të gjendjes së tij.

Pavarësisht sëmundjes, ai kishte deklaruar në dhjetor se nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga aktrimi, duke theksuar se ende kishte zërin dhe aftësinë për të menduar qartë.

Ndërkohë, miqtë e tij kanë hapur një fushatë mbështetjeje financiare për fëmijët e aktorit, ndërsa raportohet se Johnny Depp e kishte ndihmuar gjatë betejës me sëmundjen duke i ofruar strehim në një nga pronat e tij.

Eric Dane së fundmi ishte shfaqur edhe në serialin Euphoria, duke vazhduar punën në industrinë e filmit deri në momentet e fundit të jetës së tij.

Previous ArticleParashikimi i motit për sot
Next Article Nëse i keni dëgjuar këto fraza atëherë prindërit tuaj ju kanë dhënë…

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.