Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Në Shkup çmimi i banesave arrin deri në 3.000 euro për metër katror

Press Online21 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Fondet e huaja të investimeve, të cilat po blejnë banesa në masë të madhe në Shkup, do ta rrisin edhe më shumë çmimin e metrit katror, i cili në metropol ka arritur deri në 3.000 euro. Këtë në emisionin “Biznes 21” e konfirmuan Ivica Jaqimovski, kryetar i Odës Ndërtimore pranë Lidhjes së Odave Ekonomike dhe Sllobodan Mitrovski nga Agjencia e Patundshmërive “Astoria”.

Fibau
Një fond danez investimesh tashmë ka konfirmuar se ka blerë 250 banesa në ndërtim e sipër në lokacione atraktive në Shkup, ndërsa qëllimi i tyre është që për një kohë të shkurtër të arrijnë në 1.000 banesa.

​”Gjithsesi do t’i rrisë çmimet. Vetë informacionet që dolën në publik – të cilat patjetër do të dilnin – do të sjellin një korrigjim të çmimit për lart, për fat të keq. Ai edhe tani është relativisht i lartë”, deklaroi Mitrovski.
​”Nëse e shohim nga këndvështrimi i pyetjes suaj se kjo do të jetë arsyeja për rritjen e çmimeve të patundshmërive, në një masë është ashtu. Mirëpo, nga ana tjetër, kjo tregon se kemi një treg stabil të patundshmërive, marrë parasysh se analizat janë bërë nga fonde të nivelit evropian apo botëror”, tha Jaqimovski.

​Mitrovski konsideron se fondet nuk i blejnë banesat për t’i lëshuar me qira, sepse kështu investimi nuk do t’u kthehej për 25 deri në 30 vjet, por i blejnë ato në fazën e ndërtimit për t’i shitur më pas me çmim më të lartë dhe për të fituar.

​U hap edhe debati rreth ndërtimeve pa leje, por edhe problemi i qytetarëve të cilët me vite nuk mund të pajisen me fletëpjesë pronësie (tapi) për banesat që kanë blerë.
​”Ka fletë pronësie, e sheh objektin, por unë e shoh në fund. Nëse ai objekt e ka nxjerrë kornizën lart në lartësi prej një metër e njëzet centimetra, çfarë bëjmë, a do të marrë fletë pronësie?”.

​”Jo. Kemi problem, por ne atëherë e shohim. Dhe këtu duhet kapur ai që është investitori, sepse asgjë nuk mund të ikë rastësisht”, tha Mitrovski.

​”Por, ne nuk kemi investitorë të tillë që kanë ndërtuar banesa dhe kanë ikur pasi kanë bërë diçka të tillë.”
​”E si nuk kemi?”
​”Nuk ka, kush është ai, hajde na thuaj?”
​”Mirë tani.”
​”Ja, në situatën e dhënë, cili është ai emër dhe mbiemër, ajo firmë që në vitet e fundit – e kam fjalën që kur gjithçka është rregulluar në mënyrë elektronike – cili është ai që ka bërë objekt dhe ka tejkaluar lejen.”

​”Por thashë, nuk duhet të jetë patjetër në kohët e fundit, do të thotë nuk po them për kohët e fundit, por edhe kohët e fundit ka makinacione të ndryshme. Do të thotë ka. Ka…”.
Во Скопје стигна до 3000 евра за метар квадратен, цената на становите ќе скока поради странските инвестициски фондови
​Të dy bashkëbiseduesit janë decidivë se te çmimet e larta të metrit katror më së shumti ndikon mungesa e një strategjie shtetërore. Sipas tyre, nevojitet miratimi urgjent i Planeve Detaje dhe Gjenerale Urbanistike si dhe caktimi i lokacioneve për ndërtim, që të mund të bëhet një balancë, përkatësisht të ndërtohen edhe banesa me çmime më të ulëta për qytetarët.

Previous ArticleSuperiore/ Hap i gabuar i Vllaznisë në Ballsh, kuqeblutë munden nga Bylisi dhe shohin rivalët t’i afrohen
Next Article Festë luksoze për ditëlindjen e 21-të të Cruz, por mungesa e Brooklyn Beckham bie në sy?!

Lajme të ngjashme

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Toshkovski: Pas Kosovës dhe Serbisë, “One Stop” tashmë kemi edhe me Shqipërinë

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.