Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Modelja e njohur rrëfehet për ndërhyrjen në zemër: “Ishte përvoja më e frikshme e jetës sime…”

Press Online21 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Modelja Hailey Bieber ka reflektuar së fundmi mbi emergjencën shëndetësore që përjetoi disa vite më parë, duke treguar se ajo ndryshoi rrënjësisht mënyrën si kujdeset për trupin dhe shëndetin e saj. Gjatë episodit të podcast-it Therapuss, me influencerin Jake Shane, 29-vjeçarja foli hapur për mini-goditjen në tru që pësoi në vitin 2022. “Jam bërë e fiksuar pas mjekësisë,” u shpreh ajo, duke treguar se përvoja e bëri shumë më të vetëdijshme për shëndetin.

Ajo kujtoi se fillimisht u dërgua në spital me simptoma të ngjashme me goditjen në tru, të shkaktuara nga një mpiksje gjaku në tru. Më vonë, mjekët konfirmuan se kishte pësuar një TIA (Transient Ischemic Attack), e njohur si mini-goditje në tru.

Pas ekzaminimeve të mëtejshme, u zbulua se Hailey kishte një defekt të lindur në zemër të quajtur PFO (patent foramen ovale) një hapje e vogël që nuk ishte mbyllur siç duhet pas lindjes e cila u trajtua me ndërhyrje mjekësore.

“Më bëri shumë më të vetëdijshme për trupin tim dhe pak më nervoze për çdo gjë,” tha ajo, duke shtuar se përvoja e bëri më të kujdesshme ndaj shëndetit dhe mirëqenies. Në intervista të mëparshme, Hailey ka treguar se pas episodit përjetoi ankth dhe simptoma të ngjashme me PTSD, duke e cilësuar atë si përvojën më të frikshme të jetës së saj. “Frika se mund të ndodhte sërish ishte shumë e fortë,” ka rrëfyer ajo, ndërsa me kalimin e kohës e ka pasur më të lehtë të flasë për atë periudhë.

Modelja zbuloi gjithashtu se përkushtimi ndaj kujdesit për shëndetin dhe lëkurën e frymëzoi të krijojë markën e saj të bukurisë, Rhode, e cila sot gëzon sukses të madh në treg.

Previous ArticleLëngu i shegës ul kolesterolin e keq dhe trigliceridet!
Next Article Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shumë më të mëdha se më herët

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.