Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

22 Nëntor 2026

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Arrestohet dhe lirohet pas disa orësh Princi Andrew?

Press Online20 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Princi Andrew është liruar nga paraburgimi vetëm disa orë pas arrestimit të tij në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e financierit të ndjerë Jeffrey Epstein.

Policia konfirmoi se ish-duka u arrestua nën dyshimin për veprën penale të “sjelljes së keqe në detyrën publike”, ndërsa më vonë u fotografua duke dalë nga një stacion policie pas lirimit. “I arrestuari është liruar tashmë”, thuhej në deklaratën zyrtare të autoriteteve.

Sipas policisë, kontrollet e kryera në Norfolk kanë përfunduar, ndërsa hetimet dhe kërkimet në Berkshire vijojnë.

Arrestimi i tij ndodhi në ditën e lindjes, kur Andrew Mountbatten-Windsor mbushi 66 vjeç, duke u bërë një nga rastet më të rralla që përfshin një anëtar të lartë të familjes mbretërore britanike në histori moderne.

Bastisja e autoriteteve erdhi pas publikimit të disa email-eve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, të cilat dyshohet se tregojnë se ish-duka kishte ndarë raporte nga vizita zyrtare në Hong Kong, Vietnam dhe Singapor.

Një nga email-et, i datës nëntor 2010, thuhet se është përcjellë nga Andrew vetëm pak minuta pasi ishte dërguar nga këshilltari i tij i atëhershëm special. Ndërsa një tjetër mesazh, i dërguar në prag të Krishtlindjes së vitit 2010, dyshohet se i referohej një dokumenti konfidencial mbi mundësitë e investimit në rindërtimin e provincës Helmand në Afganistan.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi akuzat e mundshme, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.

Previous ArticleShfryrja e zemërimit nuk e ul stresin por…
Next Article Abdixhiku: Ofrova dorëheqjen, lideri duhet të marrë përgjegjësi

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij sot në Maqedoninë…

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së…

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.