Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

22 Nëntor 2026

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

600 euro paga minimale ndez skenën politike në Shkup

Press Online19 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nga partia maqedonase në opozitë, LSDM, njoftojnë se Ligji për Pagën Minimale i propozuar nga grupi i tyre parlamentar është futur në rend dite në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Sipas LSDM-së, propozimi për pagë minimale prej 600 eurosh është përgjigje konkrete ndaj kërkesave të sindikatave dhe punëtorëve për një jetë më dinjitoze.

“Tani që nuk po blihet aeroplan i ri për qeverinë, ka para për pagë minimale prej 600 eurosh. Për më tepër, grupi parlamentar i LSDM-së ka propozuar tashmë zëra specifikë buxhetorë nga të cilët mund të sigurohen fonde për të rritur pagën minimale. Kjo do të thotë – ka para, e tëra çfarë nevojitet është vullneti politik”, theksojnë nga LSDM, përcjell PressONline.al

Ata shtojnë se nuk ka më justifikime për mungesë fondesh dhe u bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të mbështesin ligjin.

“Nuk ka më justifikim se nuk ka para. Të gjithë deputetët duhet ta mbështesin Ligjin dhe të votojnë për një pagë minimale prej 600 eurosh. Pa justifikime. Pa llogaritje. Është koha të hiqet luksi i qeverisë dhe që punëtorët të marrin pagat që meritojnë”, deklarojnë nga LSDM.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për mungesë konsistence, duke rikujtuar zhvillimet e vitit 2024.

Sipas VMRO-DPMNE-së, në vitin 2024 LSDM dhe BDI kishin propozuar ndryshime ligjore që do të ndryshonin metodologjinë e llogaritjes së pagave, duke përjashtuar pagën minimale nga formula për pagat e administratës.

“Kjo do të thoshte që rritjet e ardhshme të pagës minimale nuk do të ndikonin automatikisht në pagat e tjera në sektorin publik. Në këtë mënyrë, rritja lineare do të ndërpritej dhe mekanizmi mbrojtës për punëtorët do të dobësohej”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, përcjell PressOnline.al

Partia opozitare thekson se kishte paraqitur mbi 40 amendamente për të penguar miratimin e asaj zgjidhjeje dhe për të ruajtur parimin që paga minimale të mbetet pjesë e formulës së llogaritjes së pagave.

Debati për pagën minimale pritet të vazhdojë në Kuvend, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë mbështetje të mjaftueshme politike për miratimin e propozimit për 600 euro.(PressOnline.al)

Previous ArticleSot nis muaji i shenjtë i Ramazanit
Next Article Stefano De Martino, kandidati kryesor për të drejtuar Festivalin e Sanremos 2027!

Lajme të ngjashme

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

22 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij sot në Maqedoninë…

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së…

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.