Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

22 Nëntor 2026

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Naomi Campbell reagon pasi emri i saj doli në dokumentet e Epstein: Mos më akuzoni

Press Online18 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Supermodelja britanike Naomi Campbell ka reaguar publikisht pasi emri i saj u përmend në dokumentet e reja të publikuara në kuadër të hetimeve federale lidhur me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, emri i 55-vjeçares shfaqet në qindra dokumente që lidhen me rrjetin e Epstein. Pas publikimit të këtyre materialeve, Campbell reagoi përmes Instagram Story, duke theksuar se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm.

“E kam thënë në vitin 2019 dhe e them sërish tani: mos më akuzoni kur nuk kam bërë asgjë të gabuar”, u shpreh ajo, duke shtuar se qëndron në solidaritet të plotë me viktimat.

Ekipi i saj ligjor mohoi çdo pretendim për sjellje të pahijshme, duke pranuar se modelja e kishte njohur Epstein për vite me radhë, përfshirë periudhën pas dënimit të tij në vitin 2008. Megjithatë, avokatët deklaruan se Campbell nuk kishte dijeni për aktivitetet kriminale të tij dhe nuk kishte pasur kontakte me të pas arrestimit në vitin 2019.

Sipas mbrojtjes së saj, nëse modelja do të kishte qenë dëshmitare e ndonjë situate ku dikush po viktimizohej, ajo do të kishte reaguar menjëherë për të ndihmuar.

Dokumentet e publikuara përfshijnë referenca për Campbell në korrespondenca, email, ftesa për evente dhe shënime udhëtimi, duke treguar se ajo dhe Epstein kanë qenë në kontakt për disa vite. Disa persona kanë pretenduar gjithashtu se e kanë parë modelen në ambiente apo evente të lidhura me Epstein.

Megjithatë, sipas dosjeve, nuk ekzistojnë prova që e lidhin Naomi Campbell me ndonjë aktivitet kriminal dhe ajo nuk është akuzuar për shkelje ligjore. Modelja ka mbajtur të njëjtin qëndrim që prej vitit 2019, duke dënuar veprimet e Epstein dhe duke mohuar çdo përfshirje personale.

Previous ArticlePresidenti i Bashkimit, Kushtrim Kabashi: Do ta rikthejmë trofeun e Kupës në Prizren pas 25 viteve mungesë
Next Article Ukraina vendos sanksione ndaj Lukashenkos

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.