Dallime deri në 3337 vota, rinumërimi nxjerrë në pah “vjedhjen” e vullnetit qytetar

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Procesi i rinumërimit të votave, deri në përditësimin e bërë në ora 16:31, nxori në pah ndryshime në numra katër-shifror te pesë kandidatë për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike.

Deri orën e përmendur, me 3337 vota më pak sesa në rezultatin e përmbledhur paraprak, Fetah Paçarizi është në krye të listës së ndryshimeve në rezultat.

Ai përcillet nga ish-deputeti Nait Hasani që në rinumërim ka rreth 1700 vota më pak sesa i ishin regjistruar në rezultatin fillestar.

Deri në ora 16:31, ndryshime katër-shifrore patën kandidatët e PDK-së: Arianit Çollaku që del se ka 1193 vota më pak sesa i ishin regjistruar, pastaj Kujtim Gashi rreth 1181 sish dhe Luljeta Veselaj-Gutaj 1028 vota.

E përbashkëta e këtyre ndryshimeve të mëdha është Prizreni.

Rinumërimi i nxori me më pak vota, në numër tre-shifror, edhe kandidatë tjerë të kësaj partie, si: Enver Hoxhaj, 768 vota; Fadil Demaku, 695; Xhavit Haliti 591; Linda Nebiu 294; dhe Xhemshit Krasniqi 120 sish.

Nga partitë tjera, Xhavit Uka i Lidhjes Demokratike pati ndryshimin më të lartë në vota, me 721 më pak sesa rezultati fillestar.

Te kjo parti, rinumërimi i nxori me numër tre-shifror më të ulët të votave, sesa rezultati paraprak, edhe kandidatë të tjerë, si: Driton Selmanaj 562 vota; Anton Quni 348 vota; Visar Azemi 271; Ardian Shala 151, Esra Myrtezani 137; Rexhep Kadriu 133; Rrezarta Krasniqi 123, e të tjerë.

Të partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, me rezultatet e rinumërimit deri në ora 16:31, ndryshimin më të madh në vota e pati Dafina Alishani, të cilës doli se në rezultatin fillestar i ishin regjistruar 276 vota më shumë.

Ajo u përcoll nga Vendenis Lahu me 247 vota ndryshim, pastaj Arbër Rexhaj 245; Rea Krasniqi 226; Ejup Maqedonci 219; Filiz Mustafa 218; Valon Ramadani 200; Adelina Stublla 161, dhe të tjerë.

Te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq, deri në kohën e përmendur ishin vetëm tre kandidatë që patën ndryshime mbi 100 vota: Besnik Krasniqi, Tringa Morina dhe Edmond Hoxha.

https://www.youtube.com/watch?v=0_32J0dOjCo

Dallime deri në 3337 vota, rinumërimi nxjerrë në pah “vjedhjen” e vullnetit qytetar
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter